Stevo Pendarovski vjen neser ne Tirane, pritet me ceremoni – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

  MAQEDONI E VERIUT Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në një vizitë zyrtare të shtunën homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e presidencës. Ceremonia e pritjes së Pendarovski do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave duke nisur nga ora 12:00. Njoftimi i presidencës: Me ftesë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Stevo Pendarovski Presidenti  Sh.T.Z Stevo Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu