Mund të jetë Edin Dzeko qendërsulmuesi i së ardhmes në shtëpinë e Juventus-it.
Kjo duket se është ideja e fundit e çmendur e drejtuesve bardhezinj, të cilët duket se shikojnë te boshnjaku i Roma-s zëvendësuesin perfekt të Gonzalo Higuain.
Ylli i verdhekuqve mund të formojë një treshe sulmi ëndrrash me Cristiano Ronaldo-n dhe Paulo Dybala-n.
Sipas calciomercato.com, dy klubet kanë folur për Dzeko-n dhe Roma duket se është shprehur e gatshme të negociojë.
Verdhekuqtë janë të interesuar të përfshijnë në operacion të paktën dy lojtarë të bardhezinjve: Romero dhe Perin, lojtarë të Genoa-s, por në pronësi të Zonjës.