Roma demolon Spalin

0
Gjigandi

Skuadra e Romës me lehtësi importoi tri pikë, duke e mposhtur me rezultat 6:1 Spal-in e fundosur.  Tri pikë në momentin e duhur për romakët që luftojnë për një vend në garat e Europa League. 

Spal nuk arriti t’i kundërvihet rivalit shumë të fortë.  

Për Romën shënuan futbollistët Kaliniç (10′), Perez (38′), Kolarov (47′), Peres (52′ e 75’), Zaniolo (90+1) dhe për Spal-in realizoi Cerri (24′).  

Roma renditet në vend të pestë me 61 pikë pas 35 jave, ndërsa Spal është në fund të renditjes me 19 pikë dhe qe një kohë ka humb shpresat për të qëndruar në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu