Befason Fabregasi: Ky trajner ishte më i mirë se sa Guardiola e Mourinho

0
Gjigandi

Ish kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas beson se Arsene Wenger është më i mirë se Pep Guardiola dhe Jose Mourinho për t’i mësuar lojtarët e rinj.

Fabregas nën urdhrat e Wenger debutoi në vitin 2003, sa ishte vetëm 16-vjeç.

Spanjolli beson se nuk ka ndonjë trajner më të mirë për lojtarët e rinj se Wenger, i cili i mëson të gjithë si të luajnë ndeshjet.

“Mendoj se Arsene Wenger është më i miri për lojtarët e rinj. Nuk e shoh ndonjë më të mirë sepse të jep mundësitë për të mësuar”.

“I mëson lojtarët e rinj si të luajnë ndeshjet. Ka fuqinë si të kalojë kohë me lojtarët dhe t’i mësojë gjithçka që dëshiron”.

RonaTyra

“Ai e ka durimin. Nëse një herë luan keq, ai do të jap mundësi tjetër, pastaj përsëri një tjetër”, theksoi ish-mesfushori i Chelseat dhe Barcelonës.

Fabregas momentalisht është te Monaco, ndërsa ky sezon për të ka përfunduar, pasi Ligue 1 u ndërpre parakohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu