Bayern Munich luan të shtunën ndeshjen e parë në shtëpi, pas rifillimit të Bundesligas.
Bavarezët do të kenë një duel që prite të jetë mjaft interesant, kundër skuadrës së Eintracht Frankfurt.
Ndeshja e parë e Bayern do të shikohet nga afër edhe nga krerët e klubit, Uli Hoeness e Franz Beckenbauer, bën të ditur ‘Kicker’
Në ‘Allianz Arena’ do të lejohen të jenë të pranishëm tetë persona që vijnë nga delegacioni i skuadrës së Bayern.
Rregullat janë tejet strikte ne Bundesliga, saqë edhe lojtarët nuk qëndrojnë në bankën rezervë, por janë të shpërndarë në tribuna, për të ruajtur distancën sociale.
Kujtojmë se Beckenbauer është ftuar në këtë ndeshje nga shefi ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge.