Java e 31-të në Bundesliga mund t’ia sigurojë Bayern Munichut titullin e kampionit për sezonin 2019/2020 në kampionatin gjerman.
Këtë xhiro bavarezët janë mysafirë të Werder Bremenit në Weser Stadium, ku fitorja eventuale do t’i shpallte kampionë.
Lideri në tabelën e elitës së futbollit gjerman ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmund, prandaj me tri pikë të reja do të shpallej kampion edhe matematikisht, duke qenë se (bashkë me këtë javë) kanë mbetur tri xhiro për t’u zhvilluar.)
Të zgjedhurit e Hansi Flick nuk pritet të bëjnë ndonjë gabim në ndeshjet e mbetura, ashtu që padyshim se do të fitojnë titullin e Gjermanisë për herë të 30-të në histori.
Nga ana tjetër, Werder Bremeni, ku aktivizohet anësori i Kosovës, Milot Rashica, ndodhet në zonën e rrezikut dhe humbja eventuale do t’i përkeqësonte shumë gjërat në luftën për mbijetesë.