Bayerni bën gati 100 milionë euro për yllin e Juventusit

0
Gjigandi

Me Kai Havetz më pranë Chelseat, Bayerni po mendon për një lojtar tjetër.

Sipas “Kicker”-it, ëndrra vazhdon të mbetet sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala. Argjentinasi po shkëlqen me kampionët e Italisë në këtë sezon duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në kampin verdhezi.

Por ai mbetet të jetë një “fiksim” i vjetër i Karl Hainz Rummenigges, që shpeshherë është shprehur se ardhja e tij në Munich do të ishte një nga goditjet më të mira të kampionëve të Gjermanisë.

Bayerni është i gatshëm të paguajë edhe 100 milionë euro për Dibalën, i cili mund nuk mund t’i thotë “jo” një aventure të re në Munich duke parë edhe marrëdhënien jo të mirë me trajnerin Maurizio Sarri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu