Basha: Prej 7 vitesh Rama po shtyn shqiptarët drejt krizës, do e largojmë shumë shpejt

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në Twitter, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt varfërisë.

Sipas Bashës bashkimi i madh i shqiptarëve shumë shpejt nga qeveria, ndërsa shton se drejtësia e pavarur do u japë ndëshkimin e merituar atyre që kanë shkelur ligjin.
Reagimi i kryetarit Basha në Twitter:
“Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij. Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur. Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.”

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu