Basha për Gjykatën Kushtetuese: Çdo zvarritje në emërimin e gjyqtarëve vonon daljen nga kriza politike dhe negociatat

0
Gjigandi

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter lidhur me postimin e bërë nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim për opinionin e Komisionit të Venecias.

Kryedemokrati shprehet se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.
Më tej Basha thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu