Basha mbledh kryesinë dhe ish-deputetët/ Ja 3 porositë që dha kreu i PD – Lajmi i Fundit – Lajme

0
18

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu, ku është diskutuar për situatën politike në vend. Basha është shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, të cilat do të zhvillohen në një ditë.
‘Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme’, është shprehur Basha para anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve.

Kreu i PD-së ka theksuar të mos ketë: ‘asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do te vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës’. ‘Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetaret për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës’, ka qenë porosia e tretë që Lulzim Basha ka dhënë për anëtarët e kryesisë dhe ish-deputetët, duke u kërkuar të jenë aktivë në terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here