“Basha ka të drejtë të kandidojë!”- Berisha zbardh axhendën e Kuvendit të 30 prillit

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur axhenden e Kuvendit që do të organizohet nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill.

Sipas tij, në këtë Kuvend do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, kryesia dhe gjykata e partisë.

Kur u pyet nëse do të ndjehej komod nëse përballë tij do të ishte Basha, Berisha tha se nuk e pengon askush që ai të rikandidojë sërish.

“Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë. Unë ato që them i mbahem. Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe kryetarin e PD. Nuk do ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon”

, tha ish-kryeministri për Syri Tv.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Kuvendi i 30 prillit do zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjedh kryesinë, gjykatën e partisë. Kjo është axhenda.

Do vazhdoni pa kryetar?

Berisha: Do shpallet data e zgjedhjes së kryetari të partisë. Po këtë e bën Komisioni i Rithemelimit para kuvendit ose kryesia pas kuvendit.

A keni një ide kur do jetë kjo datë, sa kohë do të kenë kandiatët?

Berisha: Nuk kam ide për datë, por kandidatëve do ti jepet koha.

A dyshoni se do keni kandidatë përballë, ose kandidatë jo fiktivë?

Berisha: Në të gjitha kuvendet, asnjëherë nuk kam pasur kandidat fiktiv. Kanë qenë kandidatë të nderuar.

A do ishit komod sikur përballë jush do kandidonte Basha?

Berisha: Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë. Unë ato që them i mbahem. Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe kryetarin e PD. Nuk do ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon.

Është e vërtetë që ndërmjetësi që erdhi nga Gjermania ju kërkoi që Basha të ishte kryetar grupi parlamentar?

Berisha: Jo aspak, nuk është e vërtetë.

Po nëse Basha do e kërkonte një gjë do ta propozonit?

Berisha: Atë e vendos grupi, sepse që të zgjidhet duhet të zgjidhet në fillim nënkryetar dhe më pas kryetar grupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu