Bardhi: Opozita i nisi 2 çeshtjet e para te Reformes Zgjedhore, presim bashkepunim nga qeveria – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ekspertët e Partisë Demokratike dhe partive aleate kanë zhvilluar sot një takim për Reformën Zgjedhore, në të cilin kanë shqyrtuar dy çështjet e para kryesore, financimin e fushatave politike dhe administrimin e zgjedhjeve.   Drejtuesi i ketij grupi, sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazmend Bardhi, në një dalje për mediat, vuri në dukje se se opozita e ka marrë përsipër të japë kontributin e saj në këtë reformë, e cila është kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave dhe në kushtet kur qeveria nuk ia ka shtrirë dorën opozitës për bashkëpunim, opozita ka bërë edhe diç tjetër: Ka përpiluar një mekanizëm sesi të bashkëpunojnë të dyja palët.   Gazmend Bardhi tha: “Dua të theksoj se mbledhja e ekspertëve të opozitës është angazhimi i saj në Reformën zgjedhore. Opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e saj që kur Reforma zgjedhore u konsiderua si kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave.     Çështjet që janë të lidhura me Reformën Zgjedhore janë të partive politike, jo të parlamentit, ndaj është detyrë e këtyre partive që të japin kontributin.   Produkti i sotëm i opozitës është dakortësuar me të gjitha partitë e koalicionit. Takimi i ardhëm është në orën 18.   Sot kemi pasur dy çështje kryesore të Reformës zgjedhore: Financimin e fushatave dhe partive politike si dhe administrimin e procesit zgjedhor.   Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar,  kur në fakt duhej të ishte qeveria që duhet t’i shtrinte dorën opozitës.   Reforma zgjedhore kërkohet që të jetë me bashkëpunimin e të gjitha partive politike.   Është detyrë, siç e tha dhe kryeministri italian, e qeverisë që të bënte pjesë të këtij procesi edhe opozitën. Ndaj opozita ka propozuar me përgjegjshmëri të plotë një mekanizëm si të bëhemi bashkë.   Është e rëndësishme për opozitën që të tregojë përkushtim në përmbushjen e këtij kriteri për të hapur negociatat dhe duhet që edhe pala tjetër të përmbushë përgjegjësitë e veta.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu