Skuadra e Barcelonës ka gabuar sërish.
Barcelona është ndalur në ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit – të zhvilluar në Camp Nou.
Sfida kryesore e kësaj xhiro përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, në një sfidë ku pamë pothuajse gjithçka.
Barcelona kaloi e para në avantazh me anë të autogolit të Diego Costas, ndërsa barazimin Atl Madrid e gjeti me anë të Saul Niguezit nga pika e penalltisë.
Në pjesën e dytë, Barcelona kaloi sërish në avantazh me Messin që shënoi golin numër 700 në karrierë me panenka.
Festa e Barçës zgjati veç dhjetë minuta, pasi Saul shënoi sërish për 2-2.
Deri në fund kishte shumë raste, por asnjëra skuadër nuk gjeti golin e fitores.
Barcelona mbetet një pikë larg Real Madridit, por klubi i Zidane ka një ndeshje më pak dhe në rast fitore ndaj Getafes shkon katër pikë para.
Atletico Madrid ndodhet në vendin e tretë me 59 pikë.