Mesfushori kilian Arturo Vidal, që luan në La Liga me ekipin e Barcelona, mbetet një objektiv kryesor për Interin në treg.
Skuadra zikaltër ka kohë që punon për të rikthyer 33-vjeçarin në Serinë A dhe këtë herë duket se do t’ia dalë mbanë.
Sipas mediave italiane, skuadra katalonase është gati ta lërë të lirë lojtarin të largohet, duke ulur pretendimet e saj financiare.
Duke parë moshën e lojtarit dhe faktin se pritet një revolucion në skuadër, Barcelona ka përgjysmuar çmimin e Vidal.
Nga 20 milionë që kërkonte disa muaj më parë, tashmë vlera e Vidal ka rënë në 10 milionë euro. Madje kiliani mund të transferohet edhe për 8 milionë.
Mesfushori është një njohje e vjetër e trajnerit Antonio Conte, që e ka kërkuar me ngulm Vidal.