Drejtori sportiv i Barcelona-s, Eric Abidal, ka refuzuar ta blejë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, sezonin e kaluar.
Katalanasit kanë kohë që kërkojnë një pasardhës të Luis Suarez dhe kanë menduar të bënin një lëvizje për Martial.
Jose Mourinho ka qenë trajneri i Djajve të Kuq në atë kohë dhe nuk i ka dhënë shumë hapësria në formacion francezit.
Sipas The Athletic, përgjegjësit e merkatos së Barcelona-s i kanë sugjeruar klubit emrin e Martial, por Abidal kishte shumë dyshime.
Ish-mbrojtësi ka qenë i shqetësuar për sjelljen e sulmuesit.
Martial ka qenë i pakënaqur me aktivizimin e pakët nga Mourinho, teksa klubi po kalonte një periudhë tranzicioni.
Që nga ajo kohë, 24-vjeçari është bërë sulmuesi kryesor i Olr Gunnar Solskjaer dhe ka shënuar 22 gola në ndeshjet e luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.