Ballkani nga Theranda ishte shumë afër fitores, por i rrëshqiti në 11 minuta e fundit, duke luajtur baras (1:1) me Ferizajn, në takimin që u zhvillua në fushën e futbollit në Ferizaj prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton”.
Në minutën e 18-të, Arbër Prekazi dinak shënon për epërsinë e Ballkanit. Në minutën e 79-të, Ferizaj shënon fal golit të Albin Krasniqit. Ai realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë dhe i shpëtoi vendasit nga humbja.
Për Ferizajn kjo pikë është shpresëdhënës për të siguruar ekzistencën, ndërsa Ballkani mbetet -5 pikë nga lideri Drita.
Pas javës së 26-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani renditet në vend të katërt me 50 pikë, ndërsa Ferizaj është në pozitën e dhjetë me 26 sosh, Drita kryeson me 55.