Në të gjitha hapësirat, detajet përfundimtare kanë fjalën e fundit në krijimin e përshtypjes.
Detajet përfundimtare janë qershia mbi tortë e dekorit, pas përfundimit të punëve elementare, është koha që plotësisht ta aktivizoni imagjinatën dhe të krijoni hapësirën ideale.
Stile dhe mundësi ka shumë, vetëm se është e nevojshme të vendosni cila më së miri i përshtatet shijes suaj.
Disa nga elementet të cilat mund të ndikojnë në mënyrë drastike në pamjen e hapësirës janë të veçanta, pasqyrat e mëdha me korniza të theksuara me linja klasike dhe të pazakonta apo vendosja e llambës antike në dollapin e banjës me dukje minimaliste mund të ndryshojnë pamjen totalisht.