Mario Balotelli vazhdon të mos kthehet në stërvitjet me Brescia.
Ylli italian i futbollit, Balotelli, ka zbuluar përmes një postimi në ‘Instagram’ se ai është akoma i sëmurë.
Këtë ai e ka bërë të ditur si një arsye për atë se pse nuk po kthehet në qendrën stërvitore të skuadrës së tij.
“Akoma i sëmurë”, thuhet në mbishkrimin e fotos së publikuar nga Super-Mario.
Balotelli dhe Brescia pritet të përfundojnë bashkëpunimin mes tyre. Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor.
Lojtari italian ishte një nga më të zëshmit kundër rifillimit të sezonit dhe stërvitjeve.