Reforma zgjedhore ka ngecur/ Opozita pa përgjigje, ambasadorët në aksion për ta bindur për marrëveshjen

0
Gjigandi

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga koha kur ambasadorja amerikane Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës t’i thojë PO marrëveshjes së negociuar duke e lënë topin e fushën e tij.

Por nga ana e liderit demokrat nuk ka ende një përgjigje. Për tu konsultuar pasditen e së enjtes, Lulzim Basha mblodhi në seli dy negociatorët e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili si dhe tre kryetarët e partive aleate Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi.
Si rrallëherë aleatët në përfundim të mbedhjes heshtën. Administra zgjedhore mban pezulll marrëveshjen pasi opozita nuk ka besim tek procesi i depolitizimit që ofron mazhoranca me punonjës të administratës publike dhe kërkon garanci.
Takimi i Lulzim Bashës me aleatët nuk ishte i vetmi. Ai në mesditë u takua me diplomatin gjerman pasi ky i fundit zhvilloi një takim pune me ambasadoren amerikane, atë të BE-së dhe OSBE dhe ambasadorit britanik.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu