Balliu: Jua tregoj 2 kullat e para tek Unaza e Re – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Klevis Balliu, ish-deputeti i PD, ka mbështetur me forcë sot protestën e banorëve të Unazës së Re tek Gjykata e Apelit, ku pritej dhënia e vendimit për tre protestues. Balliu u kërkoi mediave të vinin me të dhe t’u tregonte arsyen pse po ndëshkohen me arrestime, banorët e Unazës së Re. “Edi Rama ka interes personal ekonomik tek Unaza e Re, aty do të pastrohen paratë e vjedhura shqiptarëve, në kullat që do të ngrihen. Ejani t’jua tregoj dy kullat e para”, tha ai. “Banorët kanë një vit që protestojnë, – tha Balliu, – dhe ky monstër nuk do të ulet e të bisedojë me ta. Kush është ky?! As Rama dhe as Veliaj nuk denjojnë. Është koha të kemi një qeveri serioze dhe të heqim një qeveri karagjoze, qeveri karagjoze të Rilindjes. Tek banorët e Unazës së Re, Edi Rama ka një interes ekonomik personal, për të vjedhur. Paratë që ai i ka vjedhur shqiptarëve do të pastrohen tek kullat që do të ngrihen tek Unaza. Ejani t’jua tregoj dy kullat e para tek Unaza. Ejani t’jua tregoj, aty do pastrohen paratë e krimit dhe vjedhjes. Si ka mundësi që këta qindra banorë arrestohen, kurse Saimir Tahiri që mbushi vendin me drogë nuk ka bërë as 20 minuta burg?! Vetëm se ai ka fotot dhe videot e Olsi Ramës që qarkullonte në Xibrakë….Nuk ka drejtësi, gjykatat dhe prokuroritë kanë vdekur.” Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu