Bajrami i shënoi dy super gola për Empolin në fitoren ndaj Salernitana

0
Gjigandi

Nedim Bajrami i ka shënuar  dy gola për Empolin, në fitoren 4-2 ndaj Salerniatana, në Serie B të Italisë, në takimin e javës së 36-të të zhvilluar të enjtën në mbrëmje, shkruan News-tv. Mesfushori me tipare sulmuese, me origjinë nga Tetova, golin e parë e shënoi në minutën e 28-të duke barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa në minutën e 40-të përmbysi rezultatin në 1-2. Të dy golat që i realizoi Bajrami ishin fantastik.

Në fund të ndeshjes Empoli shënoi fitore bindëse prej 2:4. Të hënën, Empoli në fushë të vet e pret Cosencën.

Bajrami është rritur dhe ndërtuar si futbollistë në Zvicër, ishte pjesë edhe e Grashopers, ndërsa është edhe kapiten i U21 të Zvicrës.

Bëhet fjalë për një futbollst tejet të talentuar, për të cilën që tani kanë nisur të interesohen skuadra të njohura euripiane.

Pas javës së 36-të, Empoli është i shtati në renditje me 51 pikë, kurse lider është Benevento me 83 pikë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu