Një automjet ka qenë dje shënjestër e një sulmi, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në Kurbin, ndërsa u bë sot publik nga policia. Burime zyrtare thanë se ka qenë shtetasi Kreshnik Pistja, 27 vjeç, që ka njoftuar policinë se teksa lëvizte me mjet është qëlluar me armë nga persona ende të paidenfikuar.
“BalkanWeb” mëson se i riu nuk është person me precedent penale, ndërsa ai deklaroi se nuk ka konflikte me askënd. Po ashtu ai tha se nuk kishte dyshime se kush mund të fshihet pas atentatit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes policia nuk gjeti asnjë gëzhojë, ndërsa plumbat kanë kapur xhamin e pasëm të automjetit. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë.