Astrit Fazliu flet pas ndeshjes: Nëse fitojmë ndaj Gjilanit, 90% jemi kampion!

0
Gjigandi

Derbi i xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës mes Prishtinës e Dritës u mbyll pa fitues me rezultatin 1-1.

Golin e parë në këtë duel e shënoi mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi në minutën e gjashtë. Drita duroi deri në fund, ku edhe arriti golin e barazimit me Astrit Fazliut – në minutën e 80-të të derbit.

Pas ndeshjes autori i golit të barazimit, Astrit Fazliu tha se barazimi është rezultati më real.

“Fillimin e kishim të vështirë. Pas instruksioneve, na doli mirë dhe mund ta fitonim komplet ndeshjen. Mendoj qe barazimi është rezultati real i derbit. Po mendoj që tash jemi larg tri skuadrave tjera që na ndjekin, po ta fitojmë ndeshjen ndaj Gjilanit, do ta kalojme 90% hapin e kampionit”, tha Astrit Fazliu në SuperSport Kosova pas takimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu