Arthur në Torino, zbulohet kur do të kryejë vizitat mjekësore braziliani

0
Gjigandi

Arthur-Pjanic është tashmë një tratativ e mbyllur. Barcelona dhe Juventusi kanë gjetur akordin mes tyre dhe dy lojtarët kanë dhënë miratimin e tyre.

Mediat italiane raportojnë që kjo marrëveshje është një çështje e mbyllur dhe Arthur do të mbërrjë që sot në Torino.

Braziliani pritet të vijë në mbrëmje ose maksimumi nesër për të kryer vizitat mjekësore. Gjithashtu edhe Pjanic pritet që nesër të udhëtojë drejt Barcelonës për kryer vizitat e për të firmosur kontratën me klubin katalanas.

Kjo marrëveshje duhet të mbyllet para ditës së martë nga të dyja ekipet pasi kërkojnë që të rregullojnë buxhetin e këtij sezoni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu