Arsimi profesional zgjedhje për shumë të rinj, tregu është tejmbushur me juristë – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Jo të gjithë të rinjtë rendin pas Universitetit. Një pjesë e tyre kanë kthyer sytë nga arsimi profesional për shkak se kanë vështirësi të gjejnë punë.

Pas përfundimit të gjimnazit Edisoni ka vendosur të ulet në bankat e shkollës profesionale. Ai po ndjek kursin elektroaut.
“Është shumë e vështirë për një vend pune, por me kurset profesionale që kemi zgjedhur besoj se do ta kemi më të lehtë.”
Ndërsa Darli mendon se formimi në kursin e kuzhinës do ta ndihmojë të integrohet shpejt në tregun e punës.
“Mendoj se kjo certifikatë do të na shërbejë për një të ardhme më të mirë jashtë shtetit. Kuzhina është pasion në radhë të parë dhe them ta ndjek dhe jashtë.”
Ka edhe nga ata të rinj që kanë përfunduar arsimin e  lartë, por besojnë se do të punësohen më lehtë jashtë vendit, nëse ndjekin dhe kurse profesionale.
“Përpos arsimit të lartë që kam mbaruar për fizioterapi zgjodha estetikën sepse doja të ecja më shumë. Është diçka plus, pjesa e masazheve nuk është se e bëjmë. Do të ik jashtë, në Gjermani.”
Formimi profesional ka qenë zgjedhja e afro 2400 personave në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Tiranë.
Hanëme Mata: Në institucionin tonë 30% janë persona me arsim të lartë kjo tregon se është i ngopur tregu me juristë, me profesione që nuk e gjejnë veten.”
Drejtoresha, Hanëme Mata, shprehet se interesi për kurset profesionale ka qenë në rritje.
Hanëme Mata: Kurset tepër të kërkuara janë hidraulik, elektrik, parukeri, sistem ngrohës-ftohës, kuzhinë, elektroaut.
Prej disa vitesh personat që nuk janë në marrëdhënie pune i përfitojnë këto kurse falas, ndërsa të tjerë kundrejt një pagese që varion nga 3-7 mijë lekë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu