Arsenal është skuadra e parë që është rikthyer në fushat stërvitore.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta sot është paraqitur në fushën stërvitore, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas suspendimit të sezonit nga Covid-19.
Lojtarët e Arsenal janë bërë të parët në Premierligë që bëjnë një gjë të tillë, ndonëse stërvitja ishte e veçantë.
Skuadra e nisi seancën stërvitore me disa vrapime të lehta, sigurisht, individuale, me distancë sociale të respektuar.
Lojtarët do të stërviten me rotacione, dhe do të shkojnë e vijnë në stërvitje të vetmuar.
Të gjithë ndërtesat tjera të Colney do të mbeten të mbyllura. Kujtojmë se një nga të prekurit me Covid-19 ishte edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.