Arrihet marrëveshja, 17 vjeçari nga Kosova transferohet në Hoffenheim

0
Gjigandi

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Union Berlin po rrezikon të pësojë edhe një tjetër humbje, tani në stafin e skuadrës, nga Hoffenheim.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Fisnik Asllani, thuhet se ka nënshkruar për katër vite për Hoffenheim

17 vjeçari Asllani ka qenë cak interesimi edhe i Bayern Munich, Schalke dhe Hertha Berlin, raportojnë mediet gjermane.

Arsyeja e zgjedhjes së Hoffenheim nga Asllani, është hapësira që kanë talentët te kjo skudër, diçka që i ka munguar te skuadra aktuale, Union Berlin.

Asllani ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U17 gjatë vitit 2018, ku ka regjistruar pesë paraqitje, duke shënuar edhe një gol.

RonaTyra

Gjatë vitit 2019, ai është paraqitur te Gjermania U18.

Shpresojmë që lojtari të kthehet te ‘Dardanët’, për t’u projektuar për Kombëtaren A në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu