Arrestohet ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku  

0
Gjigandi

Është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. “News 24” raporton se ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet.

Agim Kajmaku ishte dënuar në mungesë me “arrest me burg” dhe akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e detyrës jashtë funksionit të tij”.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara.

 Ai erdhi në krye të Bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe dënimin në Greqi nën emrin Jorgo Tota nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Pas kësaj ngjarje Kajmaku u arratis dhe u shpall në kërkim, ku akuzohet për vepra penale falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit si dhe ushtrimin e kompetencave tej afatit të mandatit, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë edhe pse ishte shkarkuar nga KQZ.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu