Gjirokastër – Gjatë javës së shkuar, janë vënë në pranga 2 persona pas kontrolleve të policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të 52-vjeçarit të identifikuar si D. R., banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa 46-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Ll., banues në Gjirokastër, u vu në pranga pasi në lagjen “18-Shtatori” u konstatua në duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndër të tjera, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Janë pezulluar 13 leje drejtimi, konkretisht: 5 leje drejtimi të pezulluara për “Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit”, 6 leje drejtimi të pezulluara për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe 2 leje drejtimi e pezullua për “Qarkullim në sens të kundërt”.
Janë vendosur 338 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Janë bllokuar 3 automjete për mungesë dokumentacioni.
Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.