Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda kreu një inspektim në ambientet e ADISA-s në Njësinë Nr. 6 Tiranë, ku aplikohet për dokumente identiteti biometrike. Voda ishte bashkë me deputeten e Tiranës Blerina Gjylameti dhe administratorin e Njësisë së Kombinatit, Adriatik Merko. Zv.ministrja u shpreh se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet brenda këtij viti, është përcaktuar një radhë për aplikimet, duke lejuar të aplikojnë brenda muajit tetor vetëm shtetasit që kanë marrë dokumentet në fashën kohore Janar – Prill 2009; në muajin Nëntor ata që kanë marrë dokumentet në muajt Maj – Gusht 2009 dhe pjesa tjetër në Dhjetor.
Kjo ndarje, nënvizoi Voda, duhet respektuar pasi përndryshe, shtetasit që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020. Parlamenti zgjati afatin e vlefshmërisë dokumenteve që skadonin brenda 2019-ës me qëllim që t’u lehtësonte qytetarëve kryerjen e shërbimeve dhe për shkak të procesit zgjedhor të këtij viti. Tashmë çdo shtetas gjendet para mundësisë të aplikojë në kohë për të marrë dokumentin e ri të identitetit, qoftë ID apo pasaportë biometrike.
Gjatë inspektimit, Zv.ministrja Voda deklaroi se: “Më vjen mirë që sot ndodhemi këtu, pra në zyrat e ADISA-s të Njësisë 6, bashkë me Blerinën dhe Adriatikun. Ajo çfarë shoh është pikërisht fluksi i madh i njerëzve, nëse do të shohim postet e aplikimit të Aleat-it. Pra fluksi është i madh, njerëzit vijojnë të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Kemi menduar, në mënyrë që të rregullojmë fluksin, – i cili patjetër në muajin dhjetor do të jetë i lartë, pasi kemi përveç kartave të identitetit edhe pasaportat biometrike, – të bëjmë një ndarje në fasha të qytetarëve për aplikim. Do të thotë u bëj thirrje qytetarëve, të cilëve u skadon karta në periudhën janar-prill, të vijnë të aplikojnë brenda muajit tetor. Qytetarët nga maji deri në gusht duhet të aplikojnë në muajin nëntor dhe, nga shtatori deri në dhjetor, do të aplikojnë në muajin dhjetor. Këtë ndarje në fasha ne e kemi bërë që të shmangim fluksin, që qytetarët të marrin shërbimin në kohë. Por më lejoni të them, ju lutem zbatojeni këtë rregull që ne kemi vënë për të pasur ju një shërbim më të mirë, por edhe të mos penalizoheni se më pas do të duhet të prisni muajin janar për të aplikuar për të marrë dokumentin e identifikimit,”, -tha Zv.ministrja Voda.
Deputetja Blerina Gjylameti, u shpreh me këtë rast se: “Para disa muajve morëm një vendim për të shtyrë afatet e përfundimit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, ID dhe pasaportat, në mënyrë të tillë që të mos krijonim probleme përsa i përket votimit apo ushtrimit të së drejtës për të votuar të qytetarëve.
Sot jemi në një moment ku po i afrohemi një afati tjetër, ku një pjesë e mirë e qytetarëve iu skadojnë dokumentet e identifikimit. Ndaj duke parë qoftë fluksin që kemi tani në pikat ku aplikohet, të Aleat-it, ne i bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që të mos presin përfundimin e dokumentit, apo vlefshmërisë së dokumenteve të tyre, por të afrohen që në këtë ditë për të aplikuar, dhe në mënyrë të posaçme, duke pasur të koordinuar d