Anija turistike “La Belle De L’Adriatique” me 72 pasagjerë francezë mbërriti sot në portin e Vlorës.
Në një njoftim në Facebook, Porti i Vlorës bën të ditur se edhe pse sezoni turistik veror ende nuk ka nisur, porti vazhdon të mirëpres turistët nga shtete të ndryshme të botës.
Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do të vizitojnë Kalanë e Kaninës dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, ka shtuar Porti i Vlorës.
Mbërritja e anijeve turistike është pjesë e agjendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë.
Mjaft agjenci turistike janë përfshirë në këtë drejtim, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet më tej në javët në vazhdim.
Javën që kaloi anija “La Belle De L’Adriatique” solli 81 turistë nga vende të ndryshme të botës, në Portin e Durrësit.
/abc24.al/