Dhunë ndaj ish-gruas, 32-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia

0
Gjigandi

Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar pasi në shumë raste ka kryer keqtrajtime të tipit kanosje, rrahje, fyerje, akuza këto për të cilat burri do të gjykohet nga Gjykata e Luccas.

Sipas mediave italiane  autoritetet italiane morën vendimin për të vazhduar me dëbimin nga vendi drjet Shqipërisë për rrezik social duke i mohuar dhe rinovimin e lejes së qëndrimit për shkak të një sërë akuzash të rënda për dhunë në familje.

Në dosjen e tij përfshihen krime kundër administratës publike dhe është gjithashtu nën hetim për dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur të cilës i kishte drejtuar vlerësim erotik. Shqiptari, në të kaluarën, duke bashkëjetuar me një shtetase italiane, tashmë i hetuar edhe për kërcënimet ndaj gruas dhe djalit të tij, akuzohet se gjatë muajve të fundit ka mbajtur një qëndrim shtypës dhe paragjykues ndaj partnerit të saj ri, i cili ka sjellë edhe akte të dhunshme.

Ndonëse kishte urdhë ndalimi për t’u afruar në shtëpinë e familjes dhe në vendet që frekuentonte e dëmtuara, ai kishte shkelur në mënyrë sistematike masat e urdhëruara nga gjyqtari, kështu që qershorin e kaluar e kishin arrestuar edhe karabinierët e pasi e kishin kapur mat në shtëpinë e gruas, pas një sherri tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu