Rrjetet sociale u mbuluan me një seri fotografish të Mercedes Coupe të shumëpritur.
Një makinë e tillë më herët ishte parë në Nürburgring me një kamuflazh që po testohej nëpër rrugë.
Makina tashmë shihet edhe pa një mbulesë të tillë.
Me një grilë të madhe prapa, kjo makinë tregon qartë pse është një makinë brutale.
Kjo makinë ka performanca të jashtëzakonshme dhe një motor 4.0 V8.
Mercedes AMG GT Black Series ka mbi 710 kuaj fuqi dhe 850 Nm.
Shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në vetëm 3.3 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka mbi 320 km/orë.
Dhe sa i përket çmimit thuhet se kjo makinë do të kushtojë deri në 200 mijë euro