Në Gjilan janë identifikuar burimet e fundit të infeksionit me COVID-19

0
Gjigandi

Komiteti Emergjent i Gjilanit për parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, është takuar të premten për të bërë vlerësimin, pas 27 rasteve të reja pozitive me këtë virus.

Nënkryetari Arbër Ismajli, i cili tash e katër muaj po udhëheq me operacionet, ka thënë se situata është nën kotroll të plotë, duke shtuar se janë identifikuar burimet e fundit të infeksionit, transmeton lajmi.net.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat në mënyrë strikte, në pastrimin e duarve sa më shpesh, mbajtjen e distancës dhe bartjen e maskave.

Epidemilogia dr. Burbuqe Shkodra, në adresimin para mediave, tha numri numri i përgjithshëm i të infektuarve në periudhën katër mujore është 257, derisa tha se janë në pritje të rezultateve të mostrave për regjionin e Gjilanit në datat 8, 9 dhe 10 korrik.

Ajo tha se ditëve të fundit situata është rënduar me shtimin e rasteve të reja, por fatmirësisht, tha ajo, gjendja pacientëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 është stabile.

RonaTyra

Shkodra theksoi se do të testohen vetëm rastet që janë të hospitalizuara dhe ata që kanë shfaqur simptoma.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu dr. Ukshin Ismaili, tha se kapaciteti i këtij institucioni shëndetësor është 14 qasje të përnjëhershme me oksigjenoterapi, derisa tha se janë 50 shtretër ku mund të hospitalizohen raste eventuale.

Ai kërkoi nga qytetarët që ndjejnë simptoma të këtij virusi, të lajmërohen në Spitalin e Përgjithshëm, i cili është në shërbim prej 24 orë dhe 7 ditë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu