Një person është infektuar me një amoeba të rrallë “që han trurin’’ e njeriut në Florida, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetit
Departamenti i Shëndetit i Shtetit tha se një person në Qarkun Hillsborough kishte kontraktuar me Naegleria foëleri, duke nxitur paralajmërime për banorët.
Departamenti i Shëndetit në Florida ka lëshuar një paralajmërim për njerëzit që udhëtojnë në shtet: ‘’ Mos harroni, kjo sëmundje është e rrallë dhe strategjitë efektive të parandalimit mund të lejojnë një sezon të verës të sigurt dhe relaksuese të notit”.
Naegleria foëleri zakonisht gjendet në ujërat e ngrohtë të ëmbël si liqenet, lumenjtë dhe burimet e nxehta dhe futet në trup përmes hundës.
Pastaj udhëton në tru, duke shkaktuar një infeksion i cili zakonisht është fatal. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ethe, nauze, çorientim, të vjella, qafë të ngurtë, humbje të ekuilibrit dhe halucinacione.
Infeksioni është më i zakonshëm në shtetet jugore të SH.B.A.-së, veçanërisht në muajt e verës.
Vetëm 37 raste janë regjistruar në Florida që nga viti 1962, por zyrtarët shëndetësorë tani po paralajmërojnë vendasit të shmangin kontaktin e hundës me ujin nga çezmat dhe burimet e tjera.