Ambasadorja amerikane takon kryetarin në detyrë të PD-së: Kemi shumë për të bërë, për ta mbajtur …

0
Ambasadorja amerikane takon kryetarin në detyrë të PD-së: Kemi shumë për të bërë, për ta mbajtur …
Gjigandi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enelejd Alibeaj në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. 

Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim e ka përshkruar diskutimin me Alibeajn si shumë të mirë dhe ka thekuar marrëdhënien e veçantë të SHBA-ve me PD-në.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit dhe drejtuesit e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë dhe të veçantë me PD që nga themelimi i saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë – shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen”, ka shkruar Kim.

“SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit të bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, ka shtuar Kim.

Takimi i Kim me Alibeajn vjen në një kohë përçarjesh në PD, ku ish-kryetari i partisë, Sali Berisha drejton një grupim që pretendon se është shumicë dhe nuk i njeh strukturat e partisë.

RonaTyra

/abc24.al/

1/2 Very good discussion today w/ @pdshqiperi Acting Chair & Floor Leader @enkelejdalibeaj on wide range of issues. 🇺🇸 has had a strong, special relationship with PD from its birth. We value this relationship & PD’s indispensable role for 🇦🇱 – we hope both will only get stronger. pic.twitter.com/r9ie2mA55Y

– Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 5, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu