Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.
Nëpërmjet një postimi në Twitter pas takimit, Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Përgëzova prokurorët dhe hetuesit për arritjen e rezultateve gjithmonë e më të vërteta. Rritja e hetimeve, procedimeve, konfiskimeve të aseteve etj. tregon se askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shtruar Kim.
/abc24.al/
1/2 Met today w/ @SPAK_Albania Chief @KrajaArben1 to congratulate prosecutors & investigators for producing more & more real results on behalf of the Albanian public. The growing record of investigations, prosecutions, confiscation of assets etc show that no one is above the law.
– Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 8, 2022