Ambasada gjermane në Tiranë rihap zyrën e vizave pasi u mbyll prej koronavirusit

0
Gjigandi

Ambasada gjermane në Tiranë do të rihapë zyrën e vizave duke filluar nga dita e hënë, më datë 27 korrik.

“Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen.

Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri”, shkruhet në faqen e saj zyrtare.

Ambasada njoftoi më 20 korrik mbylljen pa afat të kësaj zyre për shkak të prekjes nga koronavirusi, pa dhënë më shumë detaje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu