Berisha rikthehet në Kuvend: Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u fshehën në Lushnje nga ‘kaçakët’!

0
Gjigandi

Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas më shumë se 4 muajsh jashtë tij, duke bërë ‘Foltore’ kundër Lulzim Bashës.

“Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Dhe në një fare mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Rikthehem në respekt të popullit. Por për ata që janë aty, nuk meriton që të qëndrosh as 4 minuta.”, tha Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt Lulzim Bashës lidhur me aferën e inceneratorëve. Në nkë kohë kur Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë, Sali Berisha thotë se ato janë fshehur në Lushnje, nga Basha dhe Rama në bashkëpunim.

“Zero hetim se është i zhytur si Edvin droga dhe Lulzim Brava. Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Janë bërë denoncime dhe Lul Brava i implikuar në këtë aferë lejoi që të publikohen 2 herë deklarata nga PD, nuk ka aferë më flagrante dhe vjedhje të përbashkët.

E kanë mbajtur të fshehur në Lushnje kacakët Zoton dhe Gugalen, kjo aferë duhet të hetohet. Kushti i parë nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me aferën, se këtu në dyja anët, Brava është me dy kënd, na thuaj pak udhëtimet e tij me Zoton, çfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet dhjetëra denoncime nga aktivistë të PD-së, që të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës, ku është ai Ahmetaj”, tha Berisha.

RonaTyra

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu