Amazon padit Pentagonin për kontratën 10 miliardëshe me Microsoftin

0
Gjigandi

Kompania Amazon ka ngritur një padi kundër Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Ankesa e paraqitur të premten në një gjykatë federale amerikane, kundërshton vendimin e Pentagonit për dhënien e një kontrate informatike prej 10 miliardë dollarësh Mikrosoftit.

Amazon kishte pritur të merrte kontratën për modernizimin dixhital të institucionit.

Në muajin gusht, megjithatë, presidenti Donald Trump publikisht hodhi dyshime nëse Amazonit duhet t’i jepej kontrata.

Jeff Bezos është Drejtori i Përgjithshëm i Amazon. Ai është gjithashtu pronari i gazetës The Washington Post, kritike ndaj Trumpit dhe administratës së tij.

RonaTyra

Presidenti Trump e ka quajtur gazetën pjesë të “mediave të rreme të lajmeve”.

Javën e kaluar, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper tha se kontrata ishte dhënë në mënyrë të drejtë dhe me paanëshmëri. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu