Akuza ndaj ekipit të NFL në Uashington për ngacmime seksuale

0
Gjigandi

Ekipi i Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) në Uashington ka punësuar firmën juridike “Wilkinson Walsh” për të shqyrtuar pretendimet e 15 grave, të cilat sipas një artikull të botuar të enjten nga gazeta “The Washington Post”, kanë thënë se janë ngacmuar seksualisht ndërsa punonin për ekipit.

Artikulli detajon akuza të shumta për ngacmime seksuale, sjellje të papërshtatshme e abuzive nga disa drejtues të ekipit dhe personelit të futbollit për më shumë se 12 vjet. Drejtuesit meshkuj, thonë akuzueset, komentonin në mënyrë të përsëritur pamjen e tyre, u dërguan mesazhe me tekste të papërshtatshme dhe këmbëngulnin në marrëdhënie të padëshiruara.
Sipas artikullit pasi gazeta kontaktoi ekipin lidhur me akuzat, komentatori veteran i ndeshjeve, Larry Michael, doli në pension, ndërsa Alex Santos, drejtori i personelit profesionist dhe Richard Mann II, ndihmësi i tij u shkarkuan. Të tre sipas artikullit, ishin akuzuar për ngacmim seksual nga ish-punonjëset e ekipit. Zoti Michael nuk pranoi të komentojë mbi arsyet e largimit të tij përpara se të publikohej artikulli i gazetës. Ai nuk iu përgjigj gjithashtu një kërkese për koment pas publikimit të akuzave kundër tij. Gazeta nuk ka arritur të kontaktojë zoti Santos dhe zoti Mann për një koment.
Dennis Greene, ish-drejtues i operacioneve të biznesit të ekipit, u akuzua për ngacmim seksual pasi kishte inkurajuar disa gra të ekipit që të vishnin funde të ngushta dhe këmisha me jakë të hapur ndërsa u kërkonte atyre që të flirtonin me persona që kishin në pronësi ambjente luksoze nga shihnin ndeshjen brenda stadiumin “FedEx”në Landover të Merilendit.
Zoti Greene, e cili dha dorëheqjen nën presion në vitin 2018 pas 17 vitesh me ekipin, kishte qenë në krye të procesit të shitjeve të ambjenteve vluksoze në stadium dhe mbikëqyrte një program që përfshinte nxitëset e tifozëve, të quajtur ambasadore, të cilat ishin punësuar jo për të brohoritur, por vetëm për pamjen e tyre të jashtme tërheqëse. Ai u largua nga ekipi në maj të po këtij viti, ditën kur “New York Times” publikoi një hetim mbi programin.
Zoti Greene gjithashtu mbikëqyrte një program për publikimin e një kalendari me fotografi të nxitëseve të tifozëve në vitit 2013 në Kosta Rika. Ekipi u kishte marrë pasaportat e atyre, duke i privuar nga identifikimi zyrtar. Disa prej nxitëseve të tifozëve që ishin atje, i thanë “Times” se ishin të detyruara të vepronin si “eskortë” për sponsorët meshkuj të korporatave dhe pronarët e mjediseve luksoze në stadim të ftuar në udhëtim. Disa prej këtyre të fundit kishin parë disa nga nxitëset e tifozëve të pozonin për kalendarit pa pjesën e sipërme të rrobabanjove.
Beth Wilkinson, partnere themeluese e “Wilkinson Walsh”, konfirmoi në një email se firma e saj do të kryejë “një rishikim të pavarur mbi kulturën, politikat dhe pretendimet për sjellje të papërshtatshme të ekipit në vendin e punës“.
“Këto çështje ashtu sikurse janë raportuar janë serioze, shqetësuese dhe në kundërshtim me vlerat e NFL“, thuhej në një deklaratë të premten të lëshuar nga liga. “Do të takohemi me avokatët pas përfundimit të hetimit të tyre dhe do të ndërmarrim veprime bazuar në gjetjet e tyre“, thuhej më tej.
Pronari i ekipit Daniel Snyder, tha në një deklaratë të premten se ai ishte i përkushtuar për të ndryshuar kulturën e ekipit, duke shtuar se pasi të përfundojë hetimi nga “Wilkinson Walsh”, ekipi do të “hartojë politika dhe proçedura të reja si dhe do të forcojë infrastrukturën e burimeve njerëzore jo vetëm për të shmangur këto çështje në të ardhmen, por më e rëndësishmja për të krijuar një kulturë ekipi që garanton respekt dhe është gjithëpërfshirëse“./VOA/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu