Florian Thauvin është padyshim lojtari kryesor i gjigantit francez Olympique Marseille.
Sulmuesi francez prej vitesh po shkëlqen në Ligue 1 dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Milan, Roma, Napoli, Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.
Kontrata e Thauvin me Marseillen skadon në qershor të vitit 2021 dhe lojtari nuk ka pranuar rinovimin.
Kjo ka bërë që Marseille ta nxjerr në shitje atë që mos ta humbas pa para në verën e vitit 2021.
27-vjeçari qëndroi gjatë këtë edicion jashtë fushave për shkak të lëndimit, por kualitetit e tij tashmë dihen nga skuadrat e mëdha.
Marseille i ka bërë të qartë ekipeve të interesuara se është gati ta lejoj lojtarin të largohet për 20 milionë euro.