Akuzohet për shpërdorim detyre, procedohet penalisht inxhinieri urbanistik në bashkinë e Sarandës (Emri)

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Sarandës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Uniformat blu raportojnë se Ariel Balani, me pozicion inxhinier urbanistik në bashkinë e Sarandës ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me denoncimin në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që u transmetua mbrëmjen e djeshme, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, më datë 18.10.2022, kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta.

RonaTyra

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu