Tmerrohet familja në Lezhë/ Disa persona u hyjnë me forcë në shtëpi, kryefamiljari: Gruas i thanë se ishin policë

0
Gjigandi

Një familje në fshatin Dajç të Lezhës ka pësuar momente tmerri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në këtë familje disa persona kanë hyrë me forcë duke kontrolluar gjithë shtëpinë dhe terrorizuar zonjën e shtëpisë së bashku me dy fëmijët e saj, pasi bashkëshorti ndodhej në Malin e Zi ku dhe punonte. Sipas zonjës Gjinaj personat që hynë me forcë janë prezantuar si punonjës policie.

Ndërsa kryefamiljari Artan Gjinaj, i cili është kthyer nga Mali i Zi sapo ka marrë vesh ngjarjen ka deklaruar për mediat se ata kanë tentuar të thyejnë dritaren nëse nuk do u hapej dera për të hyrë.

“Sot në orën 5 pa një çerek. Policia, kështu thanë, se nuk e dimë ende, kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni. Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu, vetëm unë nga 4 pjestarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen,” tha Gjinaj.

 

Nuk dihet nëse personat të cilët kanë hyrë për kontroll në këtë banesë, kanë qenë vërtetë policë. Po ashtu kryefamiljari deklaruar se personat e maskuar nuk kanë grabitur asgjë, vetëm kanë bërë kontrolle në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe janë larguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu