Dhunë dhe përndjekje, policia e Tiranës arreston 5 autorët

0
Gjigandi

Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga 5 persona, të moshës nga 21 deri në 65 vjeç, të cilët akuzohen për dhunë, përndjekje dhe kërcënime. Viktimë e dhunës së të arrestuarve kanë rënë ish-të dashura, gra e motra të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin T. Ll., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në prangat e efektivëve të Komisariatit numër 2 përfundoi 21-vjeçari A. H., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;

Shtetasi B. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit Nr. 3 pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në pranga ka përfunduar dhe shtetasi G. H., 54 vjeç, banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. 54-vjeçari u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5.

RonaTyra

Po kështu është ndaluar dhe 35-vjeçari me iniciale S.S., banues në Fier, pasi ka përndjekur dhe kanosur një shtetase.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu