Disa shenja që po të manipulojnë psikologjikisht

0
Gjigandi

Manipuluesit psikologjikë nuk vijnë në jetën tonë si të huaj. Ata venë e vijnë rrotull nesh, në mesin e familjes dhe miqve tanë.

Ndryshe nga njerëzit e mirë që takojmë, ata na përdorin për interesin e tyre dhe na lënë të dëmtuar pasi kryejnë punë.

1. Shfrytëzon pasiguritë e tua

Manipuluesi nuk do të dojë kurrë që të ndiheni të fuqizuar.

Do të bëjë të pamundurën të fitojë besimin tënd, me qëllimin që të mësojë pasiguritë e tua.

RonaTyra

Pasi t’i mësojë ato sekrete, do i përdorë kundër teje. Do të të sulmojë me sarkazmë apo humor të zi, apo edhe drejtpërdrejt.

2. Bën presion të jashtëzakonshëm mbi ty

Manipuluesi ka gjithmonë nevojë për t’i bërë gjërat më shpejt.

Nëse do diçka nga ti, do e kthejë në emergjencë, duke të shtyrë drejt një situate të pakëndshme, vetëm e vetëm të bësh atë që do ai.

Nëse kjo po të ndodh, atëherë dije se po manipulohesh psikologjikisht.

3. Gaslighting

Gaslighting është një nga teknikat që përdor një manipulues.

Duke shmangur përgjegjësitë e veta, do të të bëjë të ndihesh fajtor për gjithçka.

Pasi bie brenda, ti do bësh gjithçka për të kënaqur manipuluesin dhe të largosh ndjenjën e fajit.

4. Qëndrimi pasiv-agresiv

Qëndrimi në heshtje dhe indiferent është një mënyrë për të të manipuluar, që ti të bësh gjëra për të.

Ndoshta nuk do i përgjigjet më telefonatave apo mesazheve të tua. Madje mund të sillen edhe sikur ti nuk ekziston fare.

Me kalimin e kohës, je ti që do të përpiqesh të vendosësh komunikimin dhe të plotësosh dëshirat e tij.

5. Të kritikon dhe gjykon vazhdimisht

Ne të gjitha kemi të meta, por të gjykosh dhe kritikosh dikë nuk është e shëndetshme.

Manipuluesi përpiqet që të fokusohet tek të metat e tua, do përpiqet që të të ulë vetëbesimin.

Kjo gjë i jep avantazh manipuluesit dhe të bën ty të varesh nga ai.

6. Përpiqet të të bëjë të flasësh i pari

Jo, të flasësh i pari nuk është një shenjë respekti.

Kur manipuluesi të lë të flasësh i pari, kjo do të thotë që ai do të dëgjojë gjithçka që ke për të thënë.

Pasi merr informacionin, ai do ta përdorë atë kundër teje.

7. Ngre zërin dhe tregon emocione negative

Manipuluesi bëhet agresiv në gjuhën e trupit dhe verbalisht për të të bërë të plotësosh dëshirën e tij.

Duke përdorur gjuhën e trupit dhe ngritur zërin, ai do të të bëjë të ndihesh i dobët.

Dhe do të të fusë psikozën e frikës që ti të bësh gjëra për të.

8. Të jep pak ose aspak kohë për të marrë vendime

Ndërkohë që vetë merr shumë kohë, ty nuk të lë kohë për të marrë vendime.

Kjo ndodh se po more kohë, ti mund të kuptosh qëllimet e tij.

Në këtë mënyrë do të të shtyjë t’i bësh gjërat shpejt e shpejt.

9. Këmbëngul që ta takosh fizikisht

Manipuluesit janë ekspertë në gjuhën e trupit.

Ai di si të të manipulojë përmes kontaktit me sy apo gjesteve.

Kështu që, do të të kërkojë gjithmonë që ta takosh fizikisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu