Akuzohet për ngacmim seksual lojtari i njohur

0
Gjigandi

Skuadra e Liverpulit është tronditur pasi një vajzë ka akuzuar yllin e ekipit Nabi Keita për ngacmim seksual. “Mbeta vetëm në një festë me të. Pasi të gjithë u larguan ai filloi të më prekte por unë i thoja “jo vazhdimisht”. Ai madje më ofroi edhe para por unë refuzova” kështu shprehet vajza nga Mançesteri Pontso Dlamini që akuzon futbollistin afrikan.

Por nëse fjalët mund edhe të mos merren seriozisht, atëherë faktet po. Vajza zbulon një mesazh në telefon që i ka dërguar nënës së vet ku i kërkon të vijë ta marrë me taksi pasi Keita i kishte ofruar 1 mijë stërlina që të qëndronte me të.

Dlamini i ka publikuar në “Twitter” mesazhet me nënën e saj dhe madje ka shkuar edhe në polici për ta denoncuar.

“Më 18 janar të 2020 u sulmova seksualisht nga lojtari i Liverpulit Nabi Keita. E denoncova në polici me gjithë provat ku dëgjohen njerëzit e tij që kërkojnë të më takojnë për të më kërkuar falje. Ata më thonë se është fjala ime kundër së tijës, në djall sistemi që më shkatërroi” shkruan Pontso.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu