Juventusi afër transferimit të Lacazettes

0
Gjigandi

Juventusi i ka filluar bisedimet me Arsenalin për të transferuar Alexandre Lacazetten në këtë verë.

Sulmuesi francez iu bashkua The Gunners para tri vitesh nga Lyoni, që ishte një transferim rekord prej 55 milionë eurosh.

Forma e 29-vjeçarit ishte gjithmonë në rritje, mirëpo lojtari është i zhgënjyer se nuk po arrijnë të fitojnë trofe.

Le10Sport raporton tani se kampioni i Serie A po tenton të transferojë Lacazetten sa më parë që të jetë e mundur.

Negociatat mes dy klubeve kanë filluar dhe besohet se në këtë marrëveshje do të përfshihen para dhe një lojtar.

RonaTyra

Juventusi është i gatshëm të ofrojë Adrien Rabiotin dhe një shumë të parave për të bindur Arsenali që të shesë sulmuesin.

Lacazette thuhet se ka pranuar kalimin në Torino, derisa mbetet vetëm marrëveshja mes të dyja klubeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu