Akuzohen me mesazhe ofenduese se janë pre e sadizmit monstruoz “Dubai Porta Potty”, reagojnë këng…

0
Akuzohen me mesazhe ofenduese se janë pre e sadizmit monstruoz “Dubai Porta Potty”, reagojnë këng…
Gjigandi

Kohëve të fundit është raportuar në media ndërkombëtare dhe është folur në rrjetet sociale për një fenomen të shpifur që thuhet se ekziston në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas rrëfimeve të disa blogereve në Twitter dhe YouTube është komentuar se vajzat që bëhen të pasura me prostitucion në Dubai, shpesh herë fitojnë shuma të majme duke plotësuar edhe tekat makabre dhe të shpifura që njerëzit e pasur duan.

Ky fenomen i quajtur si “Dubai Porta Potty” është një dukuri sadizmi e shprehur nga persona me pushtet, të cilët në këmbim të parave kërkojnë nënshtrim çnjerëzor të femrave.

E duket se me të dëgjuar mbi këtë fenomen, ndjekës të shumtë kanë ofenduar disa prej femrave të famshme shqiptare me komente e mesazhe të shumta negative në rrjetet sociale.

Dy prej tyre që i kanë ndarë këto mesazhe me ndjekësit e tyre janë këngëtaret Linda Halimi dhe Enca Haxhia.

RonaTyra

Linda publikoi në InstaStory një mesazh të tillë me karakter ofendues që kishte marrë në TikTok, me një ndjekës që i shkruante se “të gjitha femrat shqiptare janë bërë pasura”, duke qenë pre e atij akti makabër të “Dubai Porta Potty”.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

“Komentet në TikTok-un tim, të bëftë mirë”, shkroi këngëtarja në mesazhin e ndarë me ndjekësit e saj.

E një reagim publik e ka bërë edhe këngëtarja e hitit “A po t’pelqen”, Enca Haxhia, e cila ka shkruar në InstaStory disa statuse, duke hedhur poshtë hipotezën se mund të bëhesh e famshme në Dubai në atë mënyrë.

Foto: Enca/InstaStory

“Shkurt e shqip s’keni nevojë me ngrënë m*t për t’u bërë të suksesshëm/pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme, kush jam unë t’ju ndalojë? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty”, shkroi Enca.

Tutje, ajo publikoi një tjetër shkrim në InsatStory, ku theksonte faktin se e pasur dhe e quan veten të “vetëarrirë”, ngase ka punuar pa ndërprerë që nga mosha 16-vjeçare.

Foto: Enca/InstaStory

“Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lërë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”, shkroi ajo në anglisht, duke iu përgjigjur mesazheve negative që kishte marrë në InstaDirect.

E njëjta përndryshe njoftoi së fundmi se është zyrtarisht banore rezidente e Dubait dhe se shumë shpejt do të zbulojë arsyet e vërteta që e lidhin me këtë vend.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu