Ylli i “General Hospital”, Steve Burton, raportohet se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Sheree Gustin, pasi pretendon se kjo e fundit është shtatzënë me dikë tjetër.
Këtë e ka njoftuar nëpërmjet një postimi të shpërndarë me ndjekësit e tij në profilin zyrtar, Instagram.
“Doja të sqaroja diçka. Sheree dhe unë jemi ndarë”, nis postimi i Burton. “Ajo së fundmi njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të katërt. Fëmija nuk është i imi”.
Foto: Screenshot/Instagram
“Ne jemi ende bashkë-prindër të tre fëmijëve tanë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këtë kohë. Shumë dashuri, Steve”, vazhdoi ai.
Çifti janë të martuar që nga viti 1999 dhe kanë tre fëmijë: Makena, 18-vjeçe, Jack, 16-vjeçar dhe Brooklyn, shtatë vjeç.
Gustin nuk ka komentuar akoma akuzat e Burton.
Burton duhet theksuar se ka qenë pjesë e serialit “General Hospital” që nga viti 1991 në rolin e Jason Morgan.
/abc24.al/